Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB, organizon trajnimin bazik për pjesëtaret e sapo pranuar në Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB, organizon trajnimin bazik për pjesëtaret e sapo pranuar në Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit

Krijuar në datën 03/18/2025

Prishtinë, 18.03.2025

Nga datë.17 Mars 2025 në Qendrën e Ushtrimeve të Integruara AME , të sapo pranuarit në Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit 56 e pjesëtarë të rinj, sipas planit i duhet të ndjekin kursin bazik për zjarrfikës shpëtues.

Si kriter bazë dhe fillestarë për të vazhduar me profesionin fisnik të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, secili i ri/e re e pranuar në këtë shërbim, duhet të ndjek këtë fazë trajnimi, parakusht për të filluar me shërbime bazike në njësitë profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit në gjithë Kosovën.

Trajnimi bazik ju shërben pjesëtarëve të rijë të njihen për së afërmi me mjetet, teknikat dhe pajisjet të cilat përdoren në luftimin e zjarreve. Pas kësaj faze, secili zjarrëfikës shpëtues, ndjek edhe një mori kursesh, trajnimesh dhe aftësime, të cilat u shërbejnë atyre për të përmbushur detyrën fisnike, gjithnjë duke patur kujdesin e duhur për shëndetin dhe sigurinë e tyre personale.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB , të gjithë pjesëmarrësve ju uron një fillim të mbarë dhe rrugëtim të gjatë në shërbim për sigurinë e qytetarëve të vendit.